Shyhrete Tahiri – e mbijetuara e dhunës seksuale dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Shyhrete Tahiri – e mbijetuara e dhunës seksuale dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Shyhrete Tahiri –Sylejmani, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës ka vendosur që sot publikisht të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që del publikisht para botës për të dëshmuar për mizoritë e Serbisë, të cilat ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që dhunuesit të dënohen.

Ajo sot bëri me dije që nuk është lehtë të ndahet dhimbja e shpirtit, por ka dal të kërkojë drejtësinë që i takon asaj dhe mijëra të tjerëve që patën fatin e saj.

“Sot jam këtu me nda me juve dhimbjen që kam në shpirt dhe përfaqësojë gjithë ato nëna, motra e vëllezër e bijat që atë dhimtë e kanë të njëjtë si unë dhe tu jap kurajo edhe atyre si sot unë që jam këtu dhe nuk është e lehtë aspak, asnjëherë me nda atë dhimbje të shpirtit që thehen zemrat dhe nuk bëhen asnjëherë bashkë. Jam këtu me nda drejtësi, me lyp drejtësinë time dhe ju kisha falendëru për përkrahjen e juaj”, ka deklaruar ajo, shkruan Insajderi.com

Në Kosovë besohet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, por që deri tani asnjë kryes i këtij krimi nuk ka marr dënim nga gjykata, po ashtu nga Prokuroria Speciale në Kosovë. Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’iu rregullohet statusi.

Derisa që nga viti 2018 ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.