Si e kujton Gjekë Gjonlekaj 30 vjetorin e vizitës së parë të Nënë Terezës në Shqipëri

Si e kujton Gjekë Gjonlekaj 30 vjetorin e vizitës së parë të Nënë Terezës në Shqipëri

Dëshira e madhe e jetës sime kishte qenë takimi me Nënën Tereze. Kjo dëshirë u realizua në verën e vitit 1988.

Një koleg imi amerikan në ‘Zërin e Amerikës’ pranë Kombeve të Bashkuara më njoftoi atë ditë se Nëna Tereze pas takimit me seketarin e Përgjithshëm në kësaj Organizate, Havier Perez de Cuellar, do të bisedonte me gazetarët e akredituar pranë OKB. Unë në atë kohë isha korrespondent i VOA në Federal Plaza në York.

Pas bisedës telefonike me korespondentin amerikan Michael Dune mora taksin, ngase ai më priste në hyrjen kryesore. Në atë kohë nuk kisha akreditimet e duhura për këtë Organizatë. Takimin e Nënë Terezës me gazetarë e kishte organizuar një diplomat i lartë amerikan në OKB. Menjëherë sa filloi konferenca iu luta që të ma bënte të mundur edhe mua t’ia bëja asaj një pyetje, në cilësinë e korrespondentt të VOA për Shërbimin Shqiptar. Diplomati amerikan u tregua shumë i mire dhe ma bëri të mundur pyetjen time.

Unë para se të bëja pyetje i tregova Nënës Tereze se jam shqiptar. Asaj i erdhi mirë për këtë dhe buzëqeshi. Pyetja ime shoqërohej me një koment në lidhje me vizitat e saj në shumë vende komuniste siç kishin qenë Bashkimi Sovjetik, Vietnami,Kuba dhe vendet e Evropës Lindore. “Ju Nënë Tereza keni vizituar këto vende. A mendoni se një ditë do ta vizitoni edhe Shqipërinë?”. Ajo tha se në të kaluarën kishte bërë disa përpjekje për ta vizituar atë vend, por autoritetet shtetërore nuk ia kishin bërë të mundur. Nënë Tereza tha:” Lus Zotin dhe shpresojë që një ditë do të ndryshojnë mendimin.

Gazetarët e huaj qeshën në lidhje me pyetjen time hipotetike, siç e cilësuan ata, ngase Shqipëria në atë kohë ishte e mbyllur hermetikisht. Në vitin 1986 Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte kremtuar 40-vjetorin e themelimit dhe më këtë rast kishte ftuar Nënën Tereze për të mbajtur fjalimin kryesor me rastin e këtij 40-vjetori jubilar. Sekretari i kësaj organizate, De Cuellar në paraqitje kishte thëne: “Kjo është Nëna Tereze, duke e barazuar veprimtarinë e saj me veprimtarinë e Kombeve te Bashkuara. Por atë ditë delegacioni i Shqipërisë në OKB ishte larguar nga salla e Asamblesë së Përgjithshme në shenjë proteste kundër fjalimit të saj.

Të gjitha kanalet televizive amerikane tregonin karrikat e zbrazëta (empty chairs),bile Shqipëria sipas rëndit alfabetik ulej në rëndin e parë të Asamblesë. Shqiptarët e Amerikës u ndjen keq për sjelljet e tyre të mbrapshta dhe Amerika kishte krijuar një përshtypje shumë të keqe për Shqipërinë. Pas konferencës me gazetarët në OKB, Nëna Tereze më bëri me dorë për një bisedë private. Kur u ula pranë saj më bëri disa pyetje për çështje personale dhe për komunitetin. Ajo kishte shumë informata për komunitetin shqiptar të Amerikës, ngase ishte pritur me shumë nderime në Kishën Katolike Shqiptare në New York.

Monsinior Zef Oroshi dhe Dom. Rrok Mirdita i kishin bërë Nënës Tereze një pritje të mrekullueshme, ku kishin marrë pjesë edhe disa personalitete të shquara të Bostonit dhe Detroitit. Ajo më pyeti shumë për shqiptarët në New Yorkut. Gjatë asaj bisede iu luta për një takim të mundshëm me komunitetin shqiptar të këtij qyteti me rrethe. Pas dy ditësh, më 17 qershor, në meshën e orës 7 të mëngjesit u takuam në kishën “Shën Ritas” në Bronx, pranë Misionit të Saj Bëmirës”. Aty shqiptarët dhuruan një sasi të mirë ndihmash për të varfrit e saj. Shumica u fotografuan me Nënën Tereze. Pas pak iu luta që të bisedonim në gjuhën shqipe. Ajo tha: “Nuk kam folur në gjuhën shqipe për 60 vjet dhe e kam të vështirë, por do të përpiqem sa të kem mundësi”. Ajo tha: “Unë jam tue u lut për ju, Zoti kjoft me ju”. Dhe vazhdoi uratën e famshme shqiptare “Puna e Pendimit”. E tha pa asnjë vështirësi, me të gjitha thekset e gjuhës shqipe ashtu siç e kisha mësuar edhe unë nga Dom.Simon Filipaj në kishën e vendlindjes sime në Triesh. Të gjithë shqiptarët u larguam me përshtypje të mrekullueshme. Kishte qenë një përjetim i paharrueshëm. Pas disa ditësh Nënë Tereza më kishte dërguar një letër të veçantë falënderimi.

Më 15 gusht të vitit 1989 u ndodha rastësisht pranë një kompjuteri lajmesh në Zërin e Amerikës. Gjatë ditës disa herë ndalesha pranë atyre kompjuterëve për të parë lajmet më të reja. Atë ditë rreth ora 10 të mëngjesit vura re titullin e lajmit Nëna Tereze në Shqipëri (Mother Tereza in Albania). Pak herë kisha qenë aq i gëzuar siç kisha qenë më 15 gusht të vitit 1989. Kjo vizitë ishte realizuar “Ditën e Ngritjes së Zojës së Bekuar në Qiell”, që për të krishterët katolikë është njëra prej ditëve më të shenjta në kalendarin fetar. Pikërisht sot bota shqiptare po e kremton këtë ditë. Kjo është Dita e Nënës së Zotit Jezu Krisht. Në Evropë dhe në shumë vende të botës është festë e madhe fetare. Isha i lumtur që kjo vizitë u realizua vetëm një vit pas intervistës sime me Nënën Tereze. Ajo e kishte thënë me gojën e saj se dëshironte të vizitonte Shqipërinë dhe kjo bisedë ishte transmetuar disa herë nga Zëri i Ameriksës në gjuhën shqipe.

Për vështirësitë e saj për të vizituar Shqipërinë e dimë të gjithë. Vizita e saj në Shqipëri behej me ftesën e presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia. Papa Gjon Pali e kishte ndihmuar shumë vizitën e saj në Shqipëri. Bile para se të nisej nga Roma, Papa Gjon Pali i Dyte i kishte thënë Nënës Tereze: “Kujdesu për Shqipërinë” (Take care Albania). Udhëtimin e Nënës Tereze e kishin shoqëruar 3 motra të Misionit Bamirës. Pritja e Nënës Tereze në aeroportin Rinas kishte qenë shumë e thjeshtë, praktikisht askush nuk kishte dijeni për vizitën e saj në atë vend. Pas disa ditësh kishte vizituar presidentin e vendit Ramiz Alinë në zyrën e tij.

Ata kishin biseduar për disa çështje të rëndësishme, siç ishin liria fetare dhe të drejtat elementare të njeriut. Ramiz Alia kishte kundërshtuar se hapja e kishave dhe xhamive ishte kundër Kushtetutës së Shqipërsië. Por Nënë Tereza i kishte thënë: “Po ju e keni bërë atë kushtetutë dhe ju mund ta ndryshoni”. Më këtë rast Ramiz Alia i kishte dhënë Nënës Tereze shtetësinë shqiptare dhe pasaportën diplomatike ndërkombëtar dhe titullin “nderi i kombit”. Gjithashtu i kishte falur edhe një qilim artistikisht të qëndisur. Pas disa vjetësh Ramiz Alia kishte thënë se kurrë në jetën e tij nuk kishte qenë aq i qetë. Ai kishte thanë se përpara Nënës Tereze ishte ndjerë si një fëmijë pa ndjenja politike. Nëna Tereze ishte pritur me nderime në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, bile kjo Akademi kishte kërkuar realizimin e një filmi dokumentar për vizitën e saj atje. Nëna Tereze kishte vizituar edhe varrin e Enver Hoxhës dhe kishte vënë një tub lulesh pranë varrit. Pas disa ditësh kishte vizituar edhe Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj.

Por vizita e varreve të nënës Drane dhe motrës Age në varrezat e Sharrës kishte qenë shumë emocionale. Ajo kishte pasur një dashuri të zjarrtë për nënën e saj. Ndarja nga nëna Drane e kishte munduar tërë jetën. Bile Nëna Tereze ka thënë: “Atje ku është nëna, atje është atdheu”. Natyrisht se radio dhe televizioni dhe gazetat nuk i kishin dhënë rëndësi vizitës së Nënës Tereze në Shqipëri. Ata kishin bërë edhe veprime qesharake, por nuk mund te bënin shume, sepse ajo ishte ftuar për vizitë nga presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia. Edhe Sali Berisha e kishte pritur me nderime të mëdha siç kishin vepruar pothuajse të gjithë udhëheqësit e lartë të Shqipërisë.

Një ditë pas njoftimit zyrtar të lajmeve për këtë vizitë gazeta “The New York Timës” kishte botuar një karikaturë ku tregonte hartën e Shqipërisë dhe fluturimin e një pëllumbi drejtë atij vendi dhe në skajin tjetër të hartës shihej korbi ndërsa po largohej nga Shqipëria. Pëllumbi tregonte engjjllin në fluturim e sipër drejt Shqipërisëë dhe korbin djallin e mallkuar në largim e sipër.

Pas disa ditësh thirra në telefonin e Misonit Bëmirës në Vatikan dhe kërkova një intervistë me Nënën Tereze, pas vizitës në Shqipëri. Një motër e këtij misioni më tha se u kishte premtuar autoriteteve politike shqiptare se nuk do të jepte asnjë intervistë për vizitën e saj atje. Çprej 15 gushtit 1989 e deri atë ditë që vajti në amshim Nënë Tereza e vizitoi Shqipërinë disa herë, bile për 5 vjet themeloi 7 misione bamirëse në Shqipëri.

rënies së diktaturës Nënë Tereza u kujdesua për Shqipërinë më shumë se për asnjë vend tjetër në botë. Sot që është Dita e Zojës së Bekuar e Nënës së Zotit, është edhe 30-vjetori i vizitës së parë të Shejtreshës Shqiptare, Nenes Tereze në Shqipëri.

(Gjekë Gjonlekaj është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues në New York)