“Si mund të jetë kryeministër dhe artist” – mediumi ndërkombëtar “çuditet” me Edi Ramën

“Si mund të jetë kryeministër dhe artist” – mediumi ndërkombëtar “çuditet” me Edi Ramën

Mediumi i njohur ndërkombëtar, “Sleek Magazine” e ka futur kryeministrin shqiptar Edi Rama në mesin e 10 artistëve më të përfolur në Evropë.

Me titullin “Bienalja në Venecia: 10 artistët për të cilët do të flasin të gjithë dhe përse”, mediumi “Sleek Magazine” ka ngelur e “çuditur” se si Rama e gjen kohën që të krijojë ende vepra arti, edhe pse është në krye të qeverisë shqiptare, raporton Insajderi.

“I lindur në vitin 1964 në Shqipëri, jeton dhe punon në Tiranë. Përveç se është një artist i suksesshëm dhe i talentuar, Edi Rama gjithashtu mban postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Duhet të pyesim veten se si ende gjen kohë për të krijuar art në mes të takimeve të kabinetit dhe informimeve për rritjen industriale në Qarkun e Elbasanit”, shkruan “Sleek Magazine”.

“Ndoshta, sikurse Angela Merkel ose një gjirafë e vogël, ai ka nevojë për shumë pak gjumë dhe shpenzon orët mes një dhe katër të mëngjesit duke krijuar vizatime poetike në tryezën e tij në pallatin e qeverisë”, shkruan revista Sleek. /Insajderi.com