Si mund të krijojmë imunitet ndaj Coronavirus-it?

Si mund të krijojmë imunitet ndaj Coronavirus-it?

A mund të infektohemi më shumë se një herë me virusin Korona? Është një prej pyetje më të shpeshta, e cila poashtu merr përgjigje shumë të ndryshme njëra nga tjetra.

Para se të përgjigjemi në këtë pyetje, duhet shpjeguar se si funksionon sistemi imunitar, raporton BBC.com, shkruan Insajderi.

Nëse jeni të ekspozuar ndaj ndonjë virusi të ri, sikur është Korona virus, trupit i duhet pak më shumë kohë për të filluar luftën ndaj tij duke krijuar antitrupa. Por, krijimi i antitrupave nga ndonjë infeksion apo vaksinë, nuk do të thotë se jemi të mbrojtur nga sëmundja përgjithmonë.

Disa viruse si rubeola janë të paharrueshme. Nëse e keni pasur ndonjëherë, apo keni marrë vaksinën, antitrupat zgjasin për tërë jetën, që nënkupton që trupi po fiton mbi virusin.

Por viruse si ai që shkakton ftohjen “harrohen” shumë lehtë. Antitrupat e krijuara më parë zbehen dhe virusi arrin të ju kap edhe pas vetëm disa javësh. Viruse sikur gripi i zakonshëm krijojnë mutacione të reja, për të cilat nuk arrijnë të krijohen antitrupa.

Ende nuk ka dëshmi që virusi Korona po arrin të bëj mutacione të tilla. Mirëpo fakti që ky virus është i ri, na shtyn të mendojmë se nuk mund të jemi të sigurt për asgjë.