Bashkimi Evropian propozoi të enjten rregulla të reja me qëllim të ndalimit të importit të paligjshëm të objekteve arkeologjike, që grupet terroriste si ISIS shfrytëzojnë për të financuar aktivitetet e tyre.
Plani i paraqitur nga Komisioni Evropian synon që këtë tregti në rritje ta pengoj duke bërë kontroll më të rreptë dhe duke ndaluar importin e mallrave kulturore të vjedhura në BE.
Këto objekte arkeologjike janë bërë burimi kryesor i financimit për organizatat terroriste, shkruan OCCRP.
“Për organizatat terroriste të tilla si Daesh, paraja është oksigjen. Duke e bërë më të vështirë pwr ata që të hyjnë në BE, ne mund të afrohemi drejt të ardhurave të tyre”, tha nënkryetari i parë i Komisionit, Frans Timmermans.
BE tashmë bërë një pengesë për mallrat nga Iraku dhe Siria, një rregull që deri tani nuk ka ekzistuar për vendet e treta të botës.
Për më tepër, sipas mungesës së një plani të unifikuar të BE-së, trafikantët lehtësisht shfrytëzojnë një larmi të rregullave të pabarabarta kombëtare, duke bërë ndalesa të shumëfishta në vendet e BE që kanë më pak rregulla strikte, për të krijuar një gjurmë të rreme dokumenti – një fenomen i njohur si “port-shopping”.
Propozimet vijnë më pak se një javë pasi G20 kërkoi që vendet të “adresojnë të gjitha burimet alternative të financimit të terrorizmit, duke përfshirë … grabitjen dhe kontrabandën e antikave”.
Sipas Financial Times, Brukseli vitin e kaluar ishte detyruar të vepronte pas rasteve të tilla si kapja e dy skulpturave siriane 500-vjeçare, në një aeroport të Parisit.
Gjatë rrugës nga Libani në Tajlandë, ato ishin të paketuara në një material druri të krijuar në pamje të ornamenteve dekorative të kopshtit.
Komisioni vlerëson se të ardhurat vjetore nga shitja e objekteve të lashta të vjedhura mund të arrijë deri në 5.7 miliardë dollarë.
Në vitet e fundit, grupe të tilla si ISIS kanë plaçkitur vende arkeologjike si Mosul në Irak dhe nga qyteti romak Palmyra, në Siri.
Ndërmjet listës së veprave të artit më të kërkuara të Interpolit janë 22 skulptura nga varri Artaban në Palmyra dhe 94 objekte nga Mosuli, duke përfshirë një gur varri dhe kokë të gdhendur.
Koleksionistët e arteve dhe “ndërmjetsuesit”, në perëndim janë akuzuar për ndihmën e një plaçkitje të tillë.
Sipas Guardian, midis 2011 dhe 2013, në dy vitet e para të luftës siriane, ka pasur 145 për qind rritje në importet e pasurisë kulturore të vendit në SHBA.
Rregullat e reja parashtrojnë një përkufizim të gjerë të mallrave kulturore në BE, siç janë objektet arkeologjike deri në 250 vjet të vjetra dhe kjo u jap autoriteteve doganore të drejtën për të kapur dhe mbajtur mallra që nuk mund të vërtetohen se janë eksportuar ligjërisht.
Ata që kërkojnë të importojnë objekte arkeologjike, pjesë të monumenteve që janë shpërbërë, dorëshkrime dhe libra të lashta, do të duhet të marrin një licencë të re nga BE-së dhe të sigurojnë certifikim për ta bërë këtë.
Komisioni tha se do të nisë fushata sensibilizimi që kanë objektiv blerësit në Evropë dhe të organizojë seancat të trajnimit për shërbimet kombëtare të zbatimit të ligjit, për të identifikuar të hyrat e dyshimta.
Tregtia e paligjshme e antikiteteve nuk është e kufizuar në Lindjen e Mesme apo financimin i terrorizmit.
Sipas UNESCO, shumica e vendeve afrikane kanë humbur 95% të pronave të tyre kulturore, ndërsa Interpoli ka deklaruar se tregu i zi i artit po bëhet aq fitimprurës sa pazari për drogë dhe armë.
“Trafikimi i paligjshëm i mallrave kulturore është një dukuri që kërkon shqetësim të madh, një aktivitet i tillë mund të dëmtojë seriozisht trashëgiminë kulturore të atyre vendeve që më së paku mund të përballojnë mbrojtjen e interesave të tyre”, tha Pierre Moscovici, Komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Tatim dhe Doganë.
“Propozimi i sotëm i mundëson autoritetet doganore me mjetet e duhura për të siguruar që tregu i BE është i mbyllur për mallra të tilla”, shtoi ai./Insajderi.com