Si ta ruani freskinë e borzilokut

Si ta ruani freskinë e borzilokut

Nëse dini si ta ruani freskinë e fletëve të borzilokut, mundeni kurdo që të dëshironi të bëni vetë pesto ose shtesë të shijshme për mish.

Fletët e borzilokut të freskët mbështillni në letër të njomë kuzhine, futeni në qese plastike dhe mbani në frigorifer.

Afati i përdorimit të fletëve të freskëta është më së shumti dy ditë, qoftë kur planifikoni të bëni çaj apo diçka tjetër. Nëse dëshironi t’ia zgjasni freskinë, mund t’i konservoni në vaj ulliri ose uthull, t’i ngrini në frigorifer apo t’i thani.

 


Nëse dëshironi t’i ngrini fletët, duhet t’i përzieni me pak ujë dhe t’i fusni në një enë për akull. Kur kubet me borzilok të ngrihen mund t’i fusni në qese plastike në frigorifer me ngrirje të thellë.

Me rastin e tharjes kushtoni kujdes që fletët t’i vendosni në vend të ajrosur, i cili është mirë i mbrojtur nga dielli.