Stolitë e arit me kalimin e kohës njollosen dhe humbin atë shkëlqimin vezullues.
Ka disa rregulla absolute për tu ndjekur kur bëhet fjalë për stoli të arit.
Si fillim, ari është një metal i butë kështu që do të dëmtohet nëse merr një goditje. Gjatë aktiviteteve sportive apo diçka të ngjashme, rekomandohet t’i largoni, qoftë ai byzylyk, unazë apo orë, njofton Insajderi.
Asnjëherë mos vini stoli ari kur përfshihet klori, pasi kimikati do të dobësojë strukturën e pjesës dhe përfundimisht do të shkatërrohet.
Kjo do të thotë të hiqni stoli tuaj para se të hidheni në pishinë ose të bëni punë pastrimi.
Ju gjithashtu duhet të shmangni vënien e tyre ndërsa jeni në banjë ose në dush sepse çdo sapun që futet në stoli do të krijojë mbetje papastërtie. Kjo humb shkëlqimin e stolisë tuaj.
Produktet e pastrimit të shtëpive janë gjithashtu të mbushura me acide gërryese që do të dëmtojnë stolitë tuaj. Ose hiqni stolitë tuaja gjatë pastrimit ose vini doreza.
Si të pastroni stolitë
Ben Stinson, një ekspert nga artarët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar në Hatton Garden, Diamonds Factory thotë se gjithçka që ju nevojitet për të pastruar stolitë në shtëpi është pak ujë i nxehtë dhe sapun i lëngshëm.
Mbushni një tas me ujë të ngrohtë dhe shtrydhni disa pika të sapunit të lëngshëm.
Përziejeni ujin me sapun, ku brenda keni vënë stolitë, derisa së përbërja të shkumojë.
Kjo përzierje do të ndihmojë në largimin e çdo papastërtie brenda në stoli dhe në sipërfaqen e saj.
Lini stolitë në ujë me sapun për rreth gjysmë ore. Nëse ari juaj është veçanërisht i ndotur, ju duhet ta lini aty për disa orë të mira.
Stinson rekomandon pastrimin e diamanteve me vodka, në mënyrë që të shpërndahen papastërtitë në diamant.
Pasi të jetë njomur ari juaj, hiqeni nga uji dhe shpëlajeni nën ujë të pastër. /Insajderi.com
Burimi: Express.co.uk