Si të përgjigjeni në pyetjet më të ndërlikuara në intervistat e punës?

Si të përgjigjeni në pyetjet më të ndërlikuara në intervistat e punës?

Shumica e atyre që janë në kërkim të një pune nuk e pëlqejnë frazën “Mbetemi në kontakt!” sepse në parim perceptohet si një version më i butë i: “Ju nuk jeni të duhur për ne”.

Kjo është arsyeja pse çdo herë, pas një interviste të pasuksesshme, na ngelet në mendje se çfarë saktësisht nuk i pëlqente rekrutuesi tek ne. A na mungon përvoja apo rekrutuesi dështoi të vlerësojë aftësitë tona plotësisht? Apo ndoshta nuk duhet të ishim kaq të sinqertë në lidhje me pa-përsosmëritë tona?

“Bright Side” ka mbledhur disa nga pyetjet më të ndërlikuara që rekrutuesit u bëjnë, dhe mënyra e duhur ndoshta se si ju duhet të përgjigjeni, njofton Insajderi.

  1. Cilat janë mangësitë tuaja? 

Mos bëni shaka për dobësitë tuaja dhe qeshni me to, por përkundrazi pranojini ato sinqerisht. Gjëja më interesante për personin që do të intervistojë do të jetë të shohësh se si i ke kthyer dobësitë e tua në avantazhe.

Për shembull, një vit më parë aftësia juaj në anglisht ishte goxha e keqe, por ju u regjistruat në kurse gjuhe dhe tani mund të flisni anglisht rrjedhshëm. Nuk ka njerëz të përsosur dhe rekrutuesi do të vlerësojë qasjen tuaj të pjekur: të pranoni pa-përsosmëritë tuaja dhe të punoni shumë për to.

  1. Si do të të përshkruanin kolegët e tu?

Ndoshta një person mund të dëshirojë të thotë diçka sarkastike ose ta lavdërojë hapur veten kur i përgjigjet një pyetjeje si kjo – por duhet të përpiqesh të mos e bësh atë.

Qëllimi i rekrutuesit është të zbulojë nëse kandidati mund të vlerësojë veten e tyre nga jashtë. Ju mund t’i përgjigjeni pyetjes përafërsisht në mënyrën vijuese, “Unë mendoj se njerëzit e vlerësojnë më shumë ….. tek unë”, dhe renditni vetitë e tuaja të forta në mes.

A jeni gjithmonë gati të ndihmoni kur kolegët nuk mund të bëjnë diçka? E përsosur, flisni për këtë. Kjo përgjigje nuk do të duket mburrëse, por në të njëjtën kohë, është një tjetër mundësi për të treguar veten nga një anë e mirë.

  1. Nëse do të ishe një frut, cili do të ishe?

Qëllimi i këtyre pyetjeve abstrakte është të shohim reagimin e kandidatit ndaj tyre në kohë reale. A do të hutohen, do ta injorojnë pyetjen ose do të thonë se nuk e kuptojnë pyetjen?

E gjithë kjo mund t’i tregojë rekrutuesit se si do të sillet një punonjës i mundshëm në situata të papritura në punë. Nuk ka përgjigje të saktë për këtë lloj pyetjeje. Nuk ka rëndësi nëse do të zgjidhni një portokall ose një mollë (megjithatë, nëse përmendni disa fruta ekzotikë, rekrutuesi mund të vlerësojë mendimin tuaj jo-standard).

Gjëja më e rëndësishme është të mos filloni të ndiheni nervoz por të përgjigjeni me qetësi, me një buzëqeshje dhe të shpjegoni përgjigjen tuaj.

  1. Përshkruajeni veten tuaj me një fjalë.

Ju mund të përdorni të dy mbiemrat dhe emrat për të përshkruar veten. Mos i zgjidhni rastësisht, por përkundrazi, vini në bazë të pozicionit tuaj të ardhshëm.

A po synoni pozicionin e shefit të departamentit? Nëse po, atëherë përgjigju, “Lider”. Ka edhe përgjigje universale si “realist” ose “ekstrovert”.

  1. Nëse ne ndalojmë së paguari ju, a do të vazhdoni të punoni me ne?

Zakonisht, kandidatët përgjigjen me “po” sepse ata mendojnë se kjo është pikërisht ajo që pret punëdhënësi i mundshëm prej tyre – përkushtim të plotë.

Në realitet, gjërat janë pak më ndryshe – punëdhënësi ka të ngjarë të dëshirojë të gjejë një punonjës që di vlerën e aftësive të tyre profesionale. Kjo është arsyeja pse përgjigja e duhur është “në të vërtetë, jo nuk do punoja”.

  1. A keni ndonjë pyetje për mua?

Kjo pyetje shpesh përfundon intervistën. Do të ishte perfekte nëse përgatiteni për të dhe vendosni se për çfarë do të pyesni rekrutuesin.

Mos bëni pyetje në lidhje me gjërat për të cilat lehtë mund të gjeni përgjigjet në përshkrimin e konkursit ose në faqen e internetit të kompanisë. Në të njëjtën kohë, mungesa e pyetjeve mund të impresionojë rekrutuesin.

Për shembull, mund të përpiqeni të zbuloni pse u largua nga puna punonjësi i mëparshëm që ishte në këtë pozicion – kjo do t’ju ndihmojë të vrisni 2 zogj me 1 gur: ju do të demonstroni praninë e aftësive analitike dhe do të jeni në gjendje të shmangni gabimet e paraardhësit tuaj kur të filloni punën. /Insajderi.com