Disa murgesha serbe në Manastirin e Beshkës afër Liqenit të Shkodrës u kanë thënë mediave serbe se janë kërcënuar.
‘Po ju kërkojmë, jemi në mbështetje të Kosovës’, kësisoj tregojnë murgeshat se u janë adresuar disa shqiptarë në këtë pjesë të ishullit Beshka në Bar të Malit të Zi.
Siç tregojnë për Tanjug murgeshat, dhjetë shqiptarë – fëmijë, burra e gra kanë hyrë të mërkurën në këtë Manastir dhe kanë kërkuar të fotografojnë brenda. Kësisoj më pas ka plasur sherri dhe shqiptarët kanë folur për Kosovën dhe kanë ngritur zërin. Ata kanë kërkuar ta takojnë murgeshën kryesore e cila është serbe por flet shqip.
Sipas murgeshave, ata kanë përmendur Kosovën dhe kanë nisur përdorimin e gjuhës së urrejtjes.
Rasti është paraqitur në Polici por askush nuk është arrestuar apo nuk është kërkuar nga Policia.
Murgeshat po frikësohen edhe të dalin prej Manastirit, shkruan Tanjug.
c Disa murgesha serbe në Manastirin e Beshkës afër Liqenit të Shkodrës u kanë thënë mediave serbe se janë kërcënuar.
‘Po ju kërkojmë, jemi në mbështetje të Kosovës’, kësisoj tregojnë murgeshat se u janë adresuar disa shqiptarë në këtë pjesë të ishullit Beshka në Bar të Malit të Zi.