
Sot do të bëhet hapja zyrtare e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias.
Sislej Xhafa, është artisti që po përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje të madhe me punën e tij ‘Lost and Found’.
Dje për KultPlus, Sislej zbuloi pak nga vepra e tij e cila siç e thotë edhe vetë ai, është shumë emocionale. Vepra flet për historinë e një burri i cili ka humbur tre fëmijë në luftë por dikur ishte në pritje të një telefonate të shpresës.
Ndërkohë në Bienale ka udhëtuar edhe Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, institucion ky me të cilin ka bashkëpunuar Sislej për veprën e tij. Kësisoj Sislej Xhafa dhe Prenk Gjeta u takuan në Venecia dhe kjo padyshim është edhe një përkrahje e madhe për artistin i cili është komplet i njohur nga vizitorët e Bienales së Venecias në Itali.