Sonte fillon Festivali i Birrës në Korçë

Sonte fillon Festivali i Birrës në Korçë

Festivali Birrës në Korçë pritet të fillojë sonte dhe do të zgjasë deri me 22 gusht, përcjell SHQIP.com

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit festivali do të organizohet tek terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës.

Pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netët e festës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Korçës.

Ndryshe, në këtë festival pritët të këndojë edhe këngëtari serb, Goran Bregoviq, i cili është ftuar për të përformuar në natën e fundit.

Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve” .

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar Capital T./Insajderi.com