Ka kaluar një kohë e gjatë që prej se fansat janë në pritje të serialit më të shikuar të të gjitha kohërave. “Dimri erdhi” dhe fansat tashmë janë nën ethe duke e pritur fillimin e fundit të ‘Game of Thrones’.
Seriali i platformës HBO, Game of Thrones, fillon sonte në orën 21:00 të orës lokale të Amerikës Lindore, ndërsa për personat të cilët jetojnë në Kosovë, shfaqja do të fillojë në orën 03:00, të datës 15 prill.
Sezoni i tetë dhe i fundit, do të jetë më i shkurtri nga të gjitha sezonet e kaluara, por episode e tij do të jenë më të gjata në krahasim me të tjerat.
Ky sezon do të ketë gjashtë episode, dhe disa prej tyre nuk do të jenë më të shkurtër se një orë. Ndërsa siç është thënë nga regjisorët, episodi i parë është i vetmi episode pa paralajmërimin për “Skena për të rritur”, e kjo ndoshta do të jetë qetësia para stuhisë.
Sipas raportimeve të The Telegraph, sezoni i tetë i Game of Thrones, do të kushtojë 90 milionë dollar, duke e bërë kështu emisionin më të kushtueshëm në historinë e televizionit, edhe pse sezoni i tetë e ka numrin më të vogël të episodeve.
Edhe pse pagesa për aktorët dallon, shuma për sa janë paguar disa prej tyre është marramendëse. Sipas raportimeve, Peter Dinklage (Tyrion Lannister), Nikolaj Coster (Jaime Lannister). Lena Headey (Cersei Lannister), Emili Clarke (Daenerys Targeryan) dhe Kit Harington (John Snow) – të gjithë këta u paguan me nga 500.000$ për çdo episod.
Ndërsa sa i përket aktorëve të tjerë si Sophie Turner (Sansa Stark) dhe Maisie Williams (Arya Stark) u paguan mjaftë shumë, por raportohet se pagesa ndaj tyre ka qenë pak më e vogël.
Shefi i efekteve vizuale të serialit, Joe Bauer ka thënë se ujku i John Snow, i quajtur Ghost, i cili u pa për herë të fundit në sezonin e gjashtë, do të rikthehet.
“Ju do ta shihni atë përsëri. Ai ka një kohë mjaftë të gjatë televizive në sezonin e tetë” tha Bauer.
Sezoni I fundit I serialit është shkruar nga një skuadër prej katër personave. DB Weiss, David Benioff, Dave Hill and Brian Cogman. Edhe pse George RR Martin ka qenë shkrues I ftuar I skenarit (ndërsa ka qenë autori I vetëm I librave, para se ai të krijohej si shfaqje televizive), ai ka marr pjesë në shkrimin e sezonit të tetë.
Fansat e serialit, kudo në botë, sot presin me ethe se cili do të jetë përfundimi i dramës televizive të shumë pritur.