
Finalja e Eurovizionit do të mbahet sonte në kuadër të së cilës do të perfomojnë 26 shtete të cilët janë pjesë e natës finale. Kështu njëri nga shtet pjesëmarrëse do të fitojë çmimin duke u bërë kampion i Eurovizionit për vitin 2007.
Në fillim të kësaj natë do të perfomojë Imri nga Izraeli duke sjellë këngën “I Feel alive” kurse mbrëmjen do e përmbylle Franca të cilën e përfaqëson këngëtarja Alma më këngën “Requiem”. Gjatë kësaj natë gjithashtu do të performojë edhe fituesja e viti të kaluar Jamala si dhe Ruslana e cila ka përfaqësuar Ukrainën në vitin 2004 duke u bërë fituesja e parë e këtij çmimi për shtetin e Ukrainës.
Kurse radhitja e plotë e shteteve është kjo:Izraeli, Polonia, Bjellorusia, Austria, Armenia,Holanda , Moldova, Hungaria, Italia, Danimarka, Portugalia, Azerbajxhani, Kroacia, Australia, Greqia, Spanja, Norvegjia, Anglia, Qipro, Romania, Gjermania, Ukraina, Belgjika, Suedia, Bullgaria dhe Franca.
Këtë vit Shqipëria është përfaqësuar nga Lindita Halimi e cila me performancën e saj “World”, nuk ka arrit të shkojë në finale. Pasi që ajo nuk është zgjedhur në mesin e dhjetë këngëve për mbrëmjen finale, nga 18 këngët sa janë paraqitur gjithsej në mbrëmjen e parë gjysmë finale të Eurovizion, që po mbahet në Ukrainë./KultPlus.com