Sonte nis FemArt

Sonte nis FemArt

Edicioni i pestë i festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt nis sot më 25 maj deri më 31 Maj (7 ditë) në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore, nën organizimin e Artpolisit – Qendrës për Art dhe Komunitet.

Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart edhe këtë vit do të ofrojë një javë të tërë me aktivitete të realizuara nga artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota.

Këtë vit pritet një agjendë e kombinuar me më shumë se 40 aktivitete artistike prej tyre shumë premiera, si: shfaqje teatrale, dans teatër, stand up, koncerte, ekspozita, slam poezi, panele diskutimesh, tribunë, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjerë – të gjitha falas për publikun.