Sonte nis PriFest

Sonte nis PriFest

Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest , tashmë është gati për të nisur edicionin e 11 të festivalit.

Me 6 ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare, sot nis festivali ndërkombëtar i filmit PriFest.

Ndërsa filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, në natën solemne në ora 21:30 në Teatrin Kombëtar dhe në Kino ABC në ora 22:00.

Gjithashtu në ora 20:00, në kinemanë e hapur në sheshin “ Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi “Mjaltë nga Shkëmbi”, dedikuar pikërisht për heroin tone kombëtar Zahir Pajaziti.

Përveç shfaqjes së filmave, në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive të muzikës “live” dhe deejay, artistë të huaj.