Sonte nisë ‘Autostrada Biennale’

Sonte nisë ‘Autostrada Biennale’

“Autostrada Biennale”, organizon sonte pritjen e hapjes së edicionit të parë të ekspozitës ndërkombëtare bashkëkohore të kuruar nga Manray Hsu. Hapja e ekspozitës bëhet në Kalanë e Prizrenit në ora 18:00, përcjellë KultPlus.

Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

Vetëm tre dekada më parë, kur globalizimi aktual vazhdimisht shembi muret e rregullimit dhe i bëri të gjithë kufijtë poroz, përgjigja për këtë pyetje ka qenë qartësisht dhe definitivisht se e ardhmja është e një bote pa kufij. Sot, bota duket se po shkon në drejtim të kundërt dhe kufijtë po kthehen. Çështjet e refugjatëve, punëtorëve migrantë, korporatave transnacionale, katastrofave mjedisore, identiteteve nacionale dhe etnike, dhe kështu me radhë, sjellin në vëmendje kufijtë e formave të ndryshme, që mbahen në drejtësi, të drejta njerëzore dhe jo-njerëzore, demokraci dhe politikë. E ardhmja e kufijve ka ardhur në qendër të vëmendjes të së sotmes tonë.

Për aq sa është i lidhur arti bashkëkohor me këtë proces, është përhapja e bienaleve dhe përhapja e tyre në kënde të ndryshme, shpesh rajone margjinale të botës, duke e bërë veten pjesë të një platforme të madhe në të cilën mund të shihet jo vetëm arti nga periferia, por çështjet e shqetësimeve globale dhe lokale mund të ndahen, diskutohen dhe debatohen.

Në këto rrethana, është krijuar Autostrada Bienale. Dhe në thelb të kohës sonë, edicioni i parë do të përqendrohet në probleme të ndryshme kufitare.

 

Ekspozita ndërkombëtare do të hapet sonte me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe punëtorive tre ditore nga 20 deri 22 Gusht.

Artistë pjesëmarrës në ekspozitë janë: Valentina Bonizzi (Itali), CHANG Chien-Chi (Tajvan), Libia Castro (Spanjë) & Ólafur Ólafsson (Islandë), Irwin (Slloveni), Alban Muja (Kosovë), Rena Rädle (Gjermani) dhe Vladan Jeremić (Serbi), Ella Raidel (Austri) , Oliver Ressler (Austri), Saso Sedlacek (Slloveni), Alketa Xhafa (Kosovë). Veprimtaritë e këtyre artistëve mbulojnë media të ndryshme duke filluar nga fotografitë, videot, vizatimet, posterët, robotët interaktiv dhe performancat.
“Autostrada Biennale” do të mbahet deri më datë 23 shtator. / KultPlus.com