Për adhuruesit e “dance floor-it” dhe muzikës elektronike sonte do të nisë festivali 42 orësh apo dy netësh i cili do të mbahet në hapësirën e “Zone Club” në Zonën Industriale.
“Zone Fest do ti hapë dyert e festivalit në ora 23:00. Shitja e biletave është duke shkuar sipas planit dhe shpërndarja e biletave është bërë në të gjitha qytetet e mëdha nëpër Kosovë, më pas Shkup dhe Tiranë, si dhe e kemi lënë mundësinë e blerjes online të biletave për Zone Fest”, ka thënë zëdhënësi i festivalit Emanuel Gjokaj.
Sipas një video të publikuar nga organizatorët e festivalit që mbanë emrin “Zone Fest”, shihet hapësira se ku do të mbahet festivali që nisë sonte në orën 23:00.
Natën e së premtes, në Zone Fest do të performojnë Dj të njohur si John DigWeed, Magda, Steve Laëler , Hajdar Berisha, Jehone, Minimim, Nikifor, NinoFlooder dhe Tatu.
Organizatorët kanë sqaruar se “ata që e blejnë veç biletën për një ditë, kanë mundësi me ndejt deri në ora 17:00 pasdite, ndërsa ata që e blejnë biletën për nesër kanë mundësi me ardhë në festival vetëm prej orës 18:00 deri të dielën kur të kryhet festivali”.
E organizatorët presin një numër bajagi të madh të njerëzve që do të marrin pjesë në këtë festival.
“Pritjet tona janë që në festival të marrin pjesë prej 5 deri në 6 mijë njerëz nga vende të ndryshme të Kosovës dhe rajonit”, ka thënë Gjokaj.
E sfida e adhuruesve të muzikës elektronike është përballimi i 42 orëve në “dance floor”./Insajderi.com