Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e një prej figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.
Ai ishte një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi.
Begolli gjatë karrierës së tij, ka fituar çmimet e “Aktorit me të mirë” për rolet në filmat ‘Si të vdiste’, 1972, Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna, 1998, Etjet e Kosovës, 2007.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitet e ‘90-ta ka bashkëthemeluar teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Për gati 10 vjet ka qenë drejtor i teatrit “Dodona”, ku ka bërë regjinë e mbi 20 shfaqjeve.
Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur osovar të viteve të 70-ta dhe 80-ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiste’ (1972), ‘Proka’ (1984) e të tjerë./Insajderi.com