Gjakova sonte mirëpret festivalin më interesant, atë të mishit, i quajtur Mish-Mish Festival.
Ky festival u dedikohet prodhuesve vendorë të mishit të cilët do të mund të promovojnë produktet e tyre nga mishi dhe ku vizitorët mund t’i shijojnë ato.
Festivali i mishit është mbrëmja kulminante e kësaj vere në Gjakovë që do të mbahet tek hapësira e ish-pazarit të vjetër nga ora 18.00 e deri në orët e mëngjesit.
Në këtë festival do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore si Alekasndër Gjoka, Anxhela Peristeri, Offchestra, Endri & Stefi, Valon Shehu dhe Nezafete Shala.
Organizatorët kanë premtuar argëtim pafund me këngë, valle e harre të shoqëruar me lloje të ndryshme të mishit dhe pije.
Hyrja do të jetë falas.