Stupcat dhe ariu – Strehimi i tij në skeçin “Pellazgu”

Stupcat dhe ariu – Strehimi i tij në skeçin “Pellazgu”

“Pellazgu” është skeçi i ri i “Stupcave”, që sjellë ariun si temë qendrore, shkruan Insajderi.

Ari ka qenë pjesë e lajmeve të shumta në Kosovë. Kësisoj, kësaj here ai hyn në shtëpinë e njërit prej personazheve të Stupcave, dhe mbetet nën besën e tij.

Mirëpo këtë e mohon para gazetarëve fshatari.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Shikoni më poshtë skeçin e ri të Stupcave i cili shfaqet vetëm në Gjirafa Video./ Insajderi.com