Stupcat trajtojnë një temë shumë të ndjeshme me skeçin e ri “Fushata”

Stupcat trajtojnë një temë shumë të ndjeshme me skeçin e ri “Fushata”

Stupcat çdo të hënë prej ora 20:00 në Gjirafa Video po na sjellin skeçe me tema të ndryshme, të cilat përpos që dhurojnë të qeshura pafund, sjellin edhe vetëdijesim.

Në këtë skeç ata kanë trajtuar bamirësinë e cila po përdoret nga disa persona vetëm për marketing.

Bossi të cilin e luan Vedat Bajrami, shkon tek një familje e varfër për t’i ndihmuar, mirëpo ky bashkë këshilltarin e tij më shumë e nënçmojnë atë familje se sa që e ndihmojnë dhe gjëja më qesharake është sjellja e tij si dhe fjalimi i tij.

Skeçet janë prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqen vetëm online në platformën GjirafaVideo.com

Mos harroni çdo të hëne prej ora 20:00 shfaqen skeçet e reja.

Ndiqeni skeçin e plotë më poshtë: