Teatri i Gjilanit paralajmëron premirën e “Shfaqja që shkon keq”

Ilir Bokshi sjell premierën e shfaqjes "Shfaqja që shkoi keq" në Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Teatri i Gjilanit paralajmëron premirën e “Shfaqja që shkon keq”

Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit vjen premiera e radhës nën regjinë e Ilir Bokshit.

Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Baftiu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani luajnë në “Shfaqja që shkon keq”, një tekst prej Henry Shield, Jonathan Sayer, Henry Lewis.

Kjo komedi sjellë një trupe amatorësh dhe një përpjekje e tyre maksimale për të realizuar një shfaqje. Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha dështime, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës. Një gjë është e sigurt: Shfaqja duhet të shkoje deri në fund. Patjetër. Pa kusht.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzika vjen nga Art Lokaj ndërsa asistent regjie është Ali Demi.

Premiera e shfaqjes vjen më 14 nëntor me fillim nga ora 20:00 ndërsa repriza e saj e parë shfaqet më 26 nëntor në po te njëjtin orar.