Teatri “Oda” më shumë shikues sesa Teatri Kombëtar

Teatri “Oda” më shumë shikues sesa Teatri Kombëtar

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka shpërfaqur të dhëna interesante mbi vizitorët në institucionet kulturore në vend.

Statistikat tregojnë numrin e vizitave për vitin e kaluar, lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Ajo që bie në sy është fakti se teatri privat “Oda” ka më shumë shikues sesa Teatri Kombëtar i Kosovës.

10 mijë e 378 ka qenë numri i vizitorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në të cilin ishin mbajtur 152 shfaqje.

Ndërsa Teatrin e fëmijëve “Dodona”  e kanë vizituar 22 mijë e 810 persona,  në të cilin janë shfaqur 251 shfaqje premierë dhe reprizë.

Numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 mijë e 600.

Sipas të dhënave të ASK-së, 26 ekspozita janë realizuar në Galerinë e Arteve, ku numri i vizitorëve ishte 11 mijë e 954.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 milion e 627 mijë e 745, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 mijë e 234.

Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 mijë e 987.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 mijë e 472./Insadjeri.com