Policia ka rrethuar sot godinën e Teatrit Kombëtar për të nxjerrë jashtë objektet që ndodhen brenda. Por ky veprim i uniformave blu është kundërshtuar nga Aleanca për Mbrojtje" />

Tension tek Teatri Kombëtar, kundërshtohet nga protestuesit për prishjen e tij

Tension tek Teatri Kombëtar, kundërshtohet nga protestuesit për prishjen e tij

Policia ka rrethuar sot godinën e Teatrit Kombëtar për të nxjerrë jashtë objektet që ndodhen brenda. Por ky veprim i uniformave blu është kundërshtuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të tjerë që qëndrojnë prej kohësh në ruajtje të godinës.

Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga hapësira e teatrit. Regjisori Robert Budina ka akuzuar uniformat blu se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë tërhequr zvarrë.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndonëse protestuesit dhe policët vijojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Për më shumë se një vit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton planin e Qeverisë për prishjen e godinës, për të cilën thonë se është trashëgimi kulturore.