
Teshavesh ka zgjeruar linjën e saj të veshjeve për grat shtatzëna me kreatoren e modës nga Nju Jork-u, Besë.
Diellza Kolgeci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka treguar se të gjitha fondet që do të mbledhen nga shitja e këtyre rrobave do të shkojnë për grat dhe fëmijët në Kosovë që kanë nevojë.
“Tash e disa muaj Teshavesha është duke punuar ne këtë linje ku nga kuadri i ofrimit të shërbimeve tash po zgjerohet edhe në industrinë e prodhimtarisë duke lansuar linjën e rrobave të grave shtatzëna, bashkëpunim ky i ngushtë me kreatoren e modës nga Nju Jork-u, Besë”, ka shkruar Kolgeci.
“Fondet e mbledhura nga shitja e këtij koleksioni do të financojnë programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna”, ka bërë të ditur Diellza Kolgeci. /Insajderi.com