Princi Charles, i cili bashkë me bashkëshorten e tij, dukeshën Camile, do ta vizitojnë Kosovën dhe për ta do të shtrohet një pritje solemne, darka e Lames që tradicionalisht shtrohet në vjeshtë, por edhe do të ketë një pritje të përzemërt një pasdite me çaji me zonjën e parë të Kosovës, Lumnije Thaçi.
“Ashtu siç e donë tradita shqiptare, por edhe ajo angleze, princi Charles do te jete në një siesta apo pasdite çaji. Kjo tregon edhe afërsinë kulturore që e kanë të dy popujt, përveç Rita Orës”, ka thënë Zymri Llapashtica, shef i protokollit në ministrinë e jashtme të Kosovës.
Siç bëhet e ditur nga Ambasada Britanike, princi Charles që pritet të arrijë në fund të javës në Kosovë, është shumë I entuziazmuar pasi do të vizitoj sërish Kosovën për të parë edhe një herë më afër ndryshimet e arritura dhe suksesin e madh që pas vitit 1999, kur princi ishte për herë të fundit në Kosovë.
“Kam dëshirë ti shoh shumicën e atyre njerëzve dhe ato fytyra që në atë kohë përkundër luftës ishin aq entuziast”, ka thënë Charles, transmeton ambasada britanike në Prishtinë.
Princi Charles do të ushqehet me gatime tradicionale kosovare sic janë flija, suxhuku dhe një pesëshe qebapa në kajmak.