Thaçi: Kauzat e rrejshme populiste e dëmtuan Kosovën

Presidenti i Kosovës ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se Kosova mbeti mbrapa nga fokusimi në kauza të rrejshme e populiste dhe nga mos-marrja e vendimeve strategjike në raport me aleatët ndërkombëtarë.

Thaçi: Kauzat e rrejshme populiste e dëmtuan Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova është dëmtuar nga disa kauza të rrejshme të cilat, sipas tij kanë qenë vetëm populiste.

Thaçi, në një adresim të tij, përmes konferencës për shtyp para selisë së Presidencës, pohoi se vendit i nevojiten vendime strategjike të cilat e avancojnë në agjendat euro-atlantike e nuk e lënë prapa.

“Kemi pasur kauza të rrejshme që e kanë dëmtuar shtetin. Ka pasur kauza popouliste të cilat kanë qenë të dëmshme për Kosovën. Ne duhet të marrim vendime strategjike të rëndësishme, sepse është dëshmuar se kauzat populiste janë të dëmshme”, ka deklaruar presidenti, njofton Insajderi.

“Këto veprime i kushtuan Kosovës sepse humbëm 4 vjet”, shtoi Thaçi, duke specifikuar se dëmet u shkaktuan veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar.

“Kosova nuk duhet të ketë asnjë dilemë drejt vizionit në anëtarësim në NATO dhe BE. Si Kosovë të gjitha të arriturat i kemi realizuar falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara, nga të gjitha administratat e këtij vendi në kohë të ndryshme. Prandaj partneriteti me SHBA-të është tejet i rëndësishëm për Kosovën”./Insajderi.com