Tingujt e luftës dhe të paqes gërshetohen në koncertin e fundvitit të Filarmonisë

Tingujt e luftës dhe të paqes gërshetohen në koncertin e fundvitit të Filarmonisë

Filarmonia e Kosovës të premten mbrëma do të mbajë koncertin e parafundit për vitin 2017.

“Mesha në kohën e luftës”, e kompozitorit të njohur austriak Hayden dhe Uvertura “Coriolan” e Betoven-it do të interpretohen në këtë koncert nga dy njësitë e Filarmonisë: Kori dhe Orkestra Simfonike, të cilët do të udhëhiqen nga dirigjenti Rafet Rudi.

Ky koncert që i dedikohet 285- vjetorit të lindjes së Haydn, rikthen në skenën e Prishtinës pas një dekade me tenorin Frano Lufi dhe pas pesë vjetësh me sopranon Mariana Leka, shkruan koha.net

Koncerti fillon nga ora 20:00, ndërsa në të do të interpretojnë edhe tenori bullgar Mihail Mihalov dhe mezosporanoja Daniela Diakova.