Disa kohë pas themelimit të Termokiss në Prishtinë, edhe në Tiranë po hapet një tjetër qendër e tillë, që do të quhet Tirana Social Cultural Center.
Ajo që e bën të ve[antë këtë inciativë, ngjajshëm me Termokiss-in në Prishtinë është shfrytëzimi i hapësirave të braktisur dhe puna vullnetare e të rinjve për ta ndërtuar dhe për ta bërë të përshtashme këtë hapësirë.
Për 10 ditë, rreth 80 të rinj vullnetar prej Qendrave Social- Kulturore si Toestand(BE), Termokiss(KS) dhe SCS Tetova(MKD) punuan me përkushtim në këtë qendër, inaugurimi i së cilës do të bëhet të shtunën në orën 19.00 dhe do të jetë në shërbim të nevojave të të rinjve dhe komunitetit vendas.