Trajtimi I fytyrës me avull dhe përfitimet e lëkurës

Trajtimi I fytyrës me avull dhe përfitimet e lëkurës

Faktorët të shumtë ndikojnë në mirëqenien e lëkurës. Ushqimi i shëndetshëm, vitaminat, pirja e mjaftueshme e ujit, faktorët gjenetik, ndotja e ambientetit e shumë faktorë të tjerë janë problematikat me të cilat përballet lëkura e ndjeshme e fytyrës.

Një nga metodat më të sukseshme për pastrimin e lëkurës, sidomos në kohën kur ajri është më i ndotur se kurrë është trajtimi me avull.

Disa prej arsyeve se pse kjo mënyrë trajtimi duhet të bëhet pjesë e rutinës së përjavshme janë:

  • Avulli më shumë se gjithçka tjetër heq papastërtitë dhe makiazhin e mbetur nga poret. Në këtë mënyrë bakteriet dhe qelizat e vdekura, që janë faktorët kryesorë që ndikojnë në krijimin e akneve largohen.
  • Fytyra përmes pastrimit me akull do të marr sasi më të mëdha oksigjeni.
  • Avulli do të vonojë shfaqjen e rrudhave.
  • Kur kjo rutinë përsëritet më shpesh fytyra do të fillojë natyrshëm hidratimin.
  • Lëkura do të thith më mirë produktet e kujdesit për lëkurënn./Insajderi.com