Travel Chanel: Ja pse Kosova është destinacioni i ardhshëm i Evropës

Travel Chanel: Ja pse Kosova është destinacioni i ardhshëm i Evropës

Kanali më i famshëm në botë sa i përket udhëtimit Travel Chanel, ka zgjedhur destinacioni e ardhshëm evropian, për ta promovuar tek ndjekësit e tij, shkruan Insajderi.

Është Kosova, destinacioni i ardhshëm evropian, sipas Travel Chanel, dhe këto janë arsyet, kanë shkruar ata.

“Vendi i dytë më i ri në botë është i mbushur me aventura, arkitekturë dhe kuzhinë të mrekullueshme. Përveç kësaj, pjesa më e mirë është që ky shtet është shumë i lirë”, nis shkrimi i Travel Chanel për Kosovën.

Ndërkohë, ata nuk lënë pa përmend edhe qytetin e vjetër, që është Prizreni.

“Edhe pse Kosova është një vend i ri, strukturat e vjetra si të shekullit të 16-të, qëndrojnë në qytetin e dytë më të populluar siç është Prizreni”, shkruan Travel Chanel.

KËTU mund të gjeni shkrimin e plotë të shoqëruar edhe me fotografi që Travel Chanel, ka bërë për Kosovën./ Insajderi.com