Parku kulturor “Ali Podrimaj” në Gjakovë, organizon sot shfaqjen e tre filmave më të mirë vendor të metrazhit të realizuar së fundmi.
Kohëzgjatja e këtyre filmave do të jetë 1 orë kurse hyrja do të jetë falas.
“Ajo” ka fituar të drejtën për aplikim në Oscars të këtij vitit dhe ka qenë finalist në Manhattan Short Film Festival.
Nën regjinë e More Raça, filmi ka në qendër të vëmendjes rolin e diskriminuar të gruas në shoqërinë tonë.
“Një Muaj”, po ashtu film i nominuar e triumfues në festivale ndërkombëtare, me regjinë e Zgjim Terziqi, bazohet në histori të vërtetë.
Ana është një grua e çuditshme 40-vjeçare e pamartuar, e cila jeton muaj në muaj me secilën nga katër motrat e saj, të cilët mbledhin ndihmën e qeverisë për kujdesin e saj.
“Gardhi” me producent Bujar Kabashi dhe regjisore Lendita Zeqiraj, i kualifikuar për Oscars e fitues në Dokufest, e mbyll natën e së premtes. Pavarësisht këmbënguljes së Genti që të dëgjohet, nëna e tij nuk i kushton vëmendje.