Peticioni dhe tubimet publike janë mjetet aktuale të VV-së për të kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme pasi mendojnë që Qeveria Hoti është "ilegale".
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubim publik nëpër sheshet e Prishtinës në ora 17:00.
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti në një video publikuar tha se do të festohet dita e çlirimit dhe përvjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajeri.
Ai ka kërkuar që të mbahet distanca sociale në pikat e kuqe të vendosura për shkak të pandemisë e shkaktuar nga Covid-19e
Ky tubim mbahet në kuadër të fushatës së VV-së për të kërkuar zgjedhje, poashtu është organizuar edhe një peticion më këtë kërkesë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Qeveria Kurti ra pas një mocioni mosbesimi dhe Gjykata Kushtetuese i dha përparësi shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë, sot kemi LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe në koalicion bashkë-qeverisës bashkë me komunitetet joshumicë në Kosovë.
Ambasadat e huaja kanë kërkuar të kenë kujdes qytetarët e tyre nga ky tubim. Protestat e VV-së në të kaluarën kanë qenë shpesh të dhunshme.
VV ka mbajtur edhe disa test-prova për protesta. Madje test-prova e fundit për protestë ishte pikërisht në ditën kur pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese. /insajderi/