Petrit Çeku u bashkohet yjeve botërore në turneun “Night of the Proms”
Të shtunën, në sallën e vjetër të Rotterdamit u mblodhën mijëra veta në një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Evropë.
“Rotterdam Ahoy” është një koncert dy mujor që ndërthur muzikën pop me klasiken.
Kësaj radhe pjesë e “Night of the Proms” është edhe kitaristi i njohur Petrit Çeku.
Kitaristi i njohur Petrit Çeku është bërë pjesë e “Night of the Proms” në kuadër të edicionit të 34-të bashkë me këngëtarin e mirënjohur Seal, i cili shpërtheu në skenën muzikore në vitet ’90 si vokalist mysafir i DJ Admaskit në singlin “Killer”, e më pas me singlat e tij “Crazy” dhe “Future Love Paradise” (nga albumi debutues “Seal”), raporton Koha Ditore.
Në “Night…” e sivjetme është edhe këngëtarja amerikane Suzanne Vega, 33 vjet prejse lansoi hitin e saj “Marlene On The Wall”, Vega vazhdon të jetë një këngëtare e njohur ndërkombëtarisht.
Në koncertin e Rotterdam ishte edhe rock-muzikanti veteran, John Miles.
Pjesë e listës së yjeve është edhe bendi “Al McKay’s Earth, Wind & Fire Experince”.
Listës së yjeve i shtohet edhe këngëtari belg Milow, aktori Pieter Embrechts – si nikoqir dhe këngëtar – rock-këngëtari britanik Pieter Embrechts. Krejt këta muzikantë përcillen nga Orkestra Filarmonike e Antwerpit dhe kori “Fine Fleur” nën dirigjimin e Alexandra Arrieches.
Të gjithë muzikantët botërorë nisën turneun në Holandë, për të vazhduar më pas me Belgjikën, në qytetin e Antëerpit më datat 23 dhe 24 të këtij muaji.
Pas Antëerpit turneu i sivjetmë do të vazhdojë në Gjermani me një mori koncertesh prej datës 30 nëntor deri më 22 dhjetor, në qytete si Hamburg, Bremen, Köln, Stuttgart, Frankfurt, Dortmund e të tjera. E në mes tyre një koncert do të zërë vend më datën 13 dhjetor në Luksemburg për t’u shtrirë më pas edhe në SHBA.