U zhvendos nga qyteti në fshat, rrëfimi i gjilanasit që po bën një jetë bio

U zhvendos nga qyteti në fshat, rrëfimi i gjilanasit që po bën një jetë bio

U largua nga zhurma e qytetit,  Arianit Sllamniku, tani po ndërton një  jetë me produkte bio. Nevoja për të pasur qetësi dhe për të qenë  larg zhurmës e ka shtyrë  atë të investoj në një pushimore të vendlindjes së tij në Gjilan.

Ai tashmë ka ndërtuar  një shtëpi prej druri prej druri dhe oborri në të cilin kultivon pemë, perime, pula, vezë dhe mjaltë, të gjitha këto qind për qind organike.

Gjilanasi 42 vjeçar në një intervistë për “Telegrafin” ka treguar se shumicën e kohës e kalon në resortin e tij, i cili ndodhet 12 minuta larg qendrës së qytetit lindor.

“Duke e parë të arsyeshme që kemi nevojë për një ambient relaksues dhe për një edukim mbi ambientin për gjeneratat e reja, kam vendosur që investimet familjare me i kalu në periferi, dhe jo si shumica e miqve dhe familjarëve që kanë investuar ne bregdet në Shqipëri ose në Mal të Zi”, ka shtuar Sllamniku.

Ai ka treguar se ideja fillestare e tij ka qenë që të ndërtohet një pushimore për familjen, por në vijim e sipër sipas tij, ka filluar të zgjerohet me investime.

“Ideja për një shtëpi turistike nuk ka qenë si motiv, por qëllimi fillestar ka qenë një shtëpi pushimi për familjen, fëmijët, respektivisht familjen e ngushtë”, ka thënë Sllamniku

Sipas tij, shumë prej të njohurve të tij janë befasuar me hapin që e ka ndërmarrë Sllamniku ku është zhvendosur me jetë, punë nga qyteti në fshat.

“Shumë prej miqve të mi tashmë janë bërë pasionant të ushqimit dhe të të ushqyerit shëndetshëm”, ka thënë ai.

Sllamniku thotë se për dallim nga zhurma, stresi dhe frekuentimi i madh i njerëzve dhe veturave që i ofron qyteti, vendbanimi i tij i ri, respektivisht katundi e ofron sipas tij, një jetë me të qetë, relaksuese dhe më të shëndetshme.

Tregimi i Arianit Sllamnikut, gjilanasit që po ndërton jetën e re me produkte bio

Zhvendsohet nga zhurma e qytetit në fshat: Tregimi i Arianit Sllamnikut, gjilanasit që po ndërton jetën e re me produkte bio

Gepostet von Telegrafi.com am Freitag, 16. August 2019