Komiteti Botëror i Trashëgimisë futi në listën e pasurive të UNESCO dhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

UNESCO përfshinë në listë edhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

UNESCO përfshinë në listë edhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

Komiteti Botëror i Trashëgimisë futi në listën e pasurive të UNESCO dhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

Një pjesë e liqenit të Ohrit që shtrihet në Maqedoninë e Veriut, përfshirë këtu zonën kodrinore dhe qytetin e Ohrit kanë qenë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO që prej vitit 1979.

Kësaj radhe, sesioni i 43 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore vendosi të zgjerojë hartën duke përfshirë këtu dhe pjesë veriperëndimor të liqenit të Ohrit që shtrihet në Shqipëri, gadishullin e vogël të Linit dhe rripin e tokës që e lidh atë me kufirin maqedonas.

Në mbrojtje janë marrë dhe rrënojat e Kishës Kristiane, e ndërtuar në mes të shekullit të VI-të.

Përveç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO si Butrinti, Gjirokastra dhe Berati.