
Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë përgjatë ciklit menstrual, dhe luhatja e hormoneve nuk është fajtor për këtë gjë.
Ato po ashtu humbin mineralet dhe vitaminat esenciale gjatë periodave. Në mënyrë që të i rifitoni këto humbjet, ekspertët rekomandojnë një diet të balancuar përgjatë ciklit, raporton “Metro News”.
Review #Eurovision2020 me Robert Berishen / Dhurata e Natës me Mihrie Brahën dhe Naim Abazin
Review #Eurovision2020 me Robert Berishen e si #DhurataeNates në shtrat me Mihrije Brahen dhe Naim Abazin.
Gepostet von Review am Samstag, 2. November 2019
Ushqimet që duhet të i hani gjatë ciklit menstrual i gjeni më poshtë:
Brokoli, për shkak përbërjes së lartë të hekurit është ushqim esencial që duhet të hahet për gjatë ciklit mujor.
Bananet, janë zgjedhja ideale si ushqim i pasditës për gjatë ciklit. Ky fryt, përmban kalcium, magnesium dhe fibra të mjaftueshme.
Çokollatë e zezë, përmban një numër të madh të mineraleve të shëndetshme si: hekuri, magnesium, antioksidant etj.
Limon dhe portokall
Hani më shumë fruta në mënyrë që të i rritni marrjen e vitaminave dhe të i largoni dëshirat për të ngrënë gjëra me sheqer. Këto dy fruta janë tejet të mira për këtë gjë. Përveç përmbajtjes me vitamina ato posedojnë edhe fibra dhe ujë, gjë që do e mbane trupin tuaj të hidratuar dhe sistemin tretës në vijë.
Ushqimet që duhet të i shmangni gjatë ciklit mujor
Qumështin
Duhet të i largoheni produkteve me qumësht, sidomos nëse përjetoni dhembje stomaku. Qumështi përmban laktoz, një tip i sheqerit që ju shkakton njerëzve probleme me tretje.
Kafeinë dhe ushqime të ëmbla të pashëndetshme
Këto të dyja mund të ju shkaktojnë, fryerje, gazëra dhe probleme tjetra me tretjen.