Vajza me ngjyrën e syve si Kate Middleton, ky është truku që ju mëson dukesha

Vajza me ngjyrën e syve si Kate Middleton, ky është truku që ju mëson dukesha

Me të drejtë që nuk i mbani mend të gjitha fustanet që Kate Middleton ndërron, por me siguri e keni vënë re që për sa i përket veshjes, dukesha ka një ngjyrë që e preferon më shumë nga të tjerat. Është pikërisht jeshilja, njofton Insajderi.

Madje, nëse kërkoni në fotot e kate në Google, ngjyra jeshile është ajo që mbizotëron në veshjet e saj. Pse kjo zgjedhje?

Sipas ekspertëve, kjo gjë s’ka të bëjë aspak me ngjyrën e preferuar të Kate-it. Kjo zgjedhje e dukeshës ka lidhje me sytë e saj. Specialistja e ngjyrave, Gabriella Winters tha për Hello se Kate ka sy në ngjyrë gjysmë të errët dhe në varësi të ndriçimit, ata marrin hije të ndryshme të jeshiles.

Ajo vesh shpesh rroba në ngjyrën e syve duke bërë që sytë të dalin edhe më shumë në pah. Diçka e tillë e bën të duket e freskët, e rafinuar dhe elegante.

Kështu që, të gjitha ju vajza kijeni parasysh këtë truk të dukeshës! Kombinoni veshjet me ngjyrën e syve për një pamje të sofistikuar si të Kate-it.

Burimi: Cosmopolitan