Artisti i njohur, Muharrem Sylejmani ka vdekur në moshën 67 vjeçare, përcjell Insajderi.com
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes faqes së facebookut të Teatrit të Gjilanit.
Njëkohësisht, Teatri i Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani për humbjen e më të dashurit të tyre.
“Teatri i Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën Muharremin, i cili me karizmën e tij, urtësinë dhe dashurinë e madhe për teatrin ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e vlerave dhe krijimin e teatrit tonë.Pastë dritë shpirti yt, Muharrem! Do të të kujtojmë përherë!Teatri i Gjilanit nuk është më i njëjtë pa ty!”, thuhet në njoftim.
Sylejmani ishte bartës i 30 roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve.
Në Festivalin e Dramës origjinale shqiptare, e cila u mbajt më 22-26 janar 2020, Sylejmani fitoi çmimin për vepër jetësore./Insajderi.com