Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts ka vdekur në moshën 80 -vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ka thënë publicisti i tij, i cili përmes një postimi tregoi se Charlie vdiq në një spital në Londër.
“Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts”, thuhej në deklaratë, shkruan BBC.
“Ai vdiq paqësisht në një spital në Londër më herët sot i rrethuar nga familja e tij”, ka shkruar më tej ai.
Ai po ashtu ka shkruar se “ne kërkojmë me mirësi që privatësia e familjes së tij, anëtarëve të grupit dhe miqve të ngushtë të respektohet në këtë kohë të vështirë”.
Lajmi vjen javë pasi u njoftua se Watts do të humbte datat e turneut të grupit në ShBA për t’u shëruar nga një procedurë mjekësore e paspecifikuar. Watts u trajtua më parë për kancerin në fyt në vitin 2004.
Ai kishte qenë anëtar i Rolling Stones që nga janari i vitit 1963, kur u bashkua me: Mick Jagger, Keith Richards dhe Brian Jones në grupin e tyre fillestar.
Në vitin 2016, Watts u rendit i 12-ti në listën e 100 revistave më të mëdhenj të të gjitha kohërave nga revista Rolling Stone.
Ai ka lënë gruan e tij Shirley, vajzën Seraphina dhe mbesën Charlotte./Insajderi.com