Gruaja e katërt dhe e fundit e Frank Sinatrës, Barbara Sinatra, ka vdekur sot. Barbara Sinatra ndërroi jetë 20 vite pasi që bashkëshorti i saj vdiq.
Barbara vdiq në shtëpinë e saj në Rancho Mirage, në Kaliforni. Kohëve të fundit ajo ishte përballur me dobësim të shëndetit nga mosha.
Barbara u martua me Frankun në vitin 1976 dhe mbeti grua e tij për gati 22 vjet – martesa më e gjatë prej katër martesave të Sinatrës.
Barbara dhe Frank nuk patën asnjë fëmijë së bashku, shkruan TMZ.
Ajo vdiq në moshën 90 vjeçare.