Adam West, aktori i njohur që ka luajtur rolin e Batman-it në serinë televizive të viteve 1960, ka vdekur në moshën 88 vjeçare. Ai vuante nga sëmundja e leukemisë.
Ai mbahet mend nga adhuruesit e kinematografisë për portretizimin e superheroit Batman, në emisionin ABC, i cili u zhvillua për tre sezone nga viti 1966 deri në vitin 1968.
Në një deklaratë për shtyp, familja e tij tha: “Babai ynë gjithmonë e ka parë veten si Batman dhe synonte të bënte një ndikim pozitiv në jetën e tifozëve të tij. Ai ishte dhe gjithmonë do të jetë heroi ynë “. /Insajderi.com