Vdes Nëntor Elshani: Episodi më i mirë i “Schengen Visa”

Vdes Nëntor Elshani: Episodi më i mirë i “Schengen Visa”

Gjatë tërë javës GjirafaVideo ka paralajmëruar që po vjen një episod shumë i veçantë dhe ashtu doli, shikuesit besnik të serialit “Schengen Visa” po e cilësojnë si më i miri deri më tani.

Episodi fillon me përgatitjen për dasmën e Nëntorit i cili po martohet pa dëshirë.

Axhi Basri kujdeset që t’a zbukuron kadetin sa më mire, Lulja, Liria dhe Ema rregullohen bëhen super femra, mirëpo asgjë nuk shkon sipas planit.

Nëntori edhe këtë herë është i pa fat dhe para se të vjen nusja shkon të flas me pelën për herë të fundit dhe i ndodh rasti i njejtë çka i ka ndodh Rexhës.

Nuk mund t’a keni idenë se çka ndodh deri në fund, andaj shikojeni episodin e plotë më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhimi GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com