Shkrimtari Luis Sepúlveda (Ovalle, Kili, 1949) ka vdekur këtë të enjte në Spitalin Qendror Universitar të Asturias (Oviedo), siç konfirmohet nga burime familjare.
Edhe gruaja e tij, poetja Carmen Yáñez, gjithashtu wshtw shtrua në spital pasi rezultoi pozitive me koronavirus.
Sepúlveda ishte një nga rastet e para të infektuareve me koronavirusi në Spanjë. Në fakt, ai ishte i pari i prekur në Asturias, qytwti ku ai jetoi. Pas një muaj e gjysmë përpjekjeje, romancieri kilian ka vdekur në moshën 70 vjeç.
Shkrimtari i romancave filloi të ndjehej i sëmurë në 25 shkurt dhe menjëherë u diagnostikua me pneumoni akute. Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, protokolli u aktivizua dhe pacienti u transferua në Spitalin Qendror Universitar të Asturias (HUCA).