Vdes Sonny Chiba, i njohur për rolet në “Kill Bill” dhe “Fast and Furious”

Vdes Sonny Chiba, i njohur për rolet në “Kill Bill” dhe “Fast and Furious”

Aktori japonez dhe legjenda e arteve marciale, Sonny Chiba, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar agjenti i tij për Variety, e që sipas tij, ai vdiq nga pneumonia si komplikim i infeksionit me COVID-19.

Chiba u bë i njohur si aplikues i aftë i arteve marciale dhe u bë i famshëm në serialet televizive të viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, si “Street Fighter” e “Yakuza Cop”.

Më vonë u bë akoma më i njohur falë roleve në filmat amerikanë, si “Kill Bill” e “The Fast and the Furious: Tokyo Drift”.

 

Ai ka lënë pas vetes më shumë se 120 vepra filmike, ndërsa nga filmat më të njohur japonezë janë “Champion of Death”, “Karate for Life” e “Invasion of the Neptune Men”.

 

Ylli i njohur për rolin e Hanzo në filmin e Quentin Tarantinos, “Kill Bill”, ishte shtrirë në spital më 8 gusht, ndërsa dje (19 gusht) ka ndërruar jetë./Insajderi.com