“Veç mu ka tek” – Pesë tekat e Haradinajt gjatë 150 ditëve si kryeministër

“Veç mu ka tek” – Pesë tekat e Haradinajt gjatë 150 ditëve si kryeministër

Ramush Haradinaj po hynë në muajin e pestë të drejtimit të Qeverisë së Kosovës, duke u bërë një nga kryeministrat  më të komentuar dhe më të akuzuar për vendimet e tija, që disa prej tyre edhe pse u proklamuan si “punë të kryera” dolën më vonë se nuk janë kryer, e deri tek vendimet për falje borxhesh e rritje pagash që mund ta bëjnë atë një “shkelës  të Kushtetutës”.

Këtë formë të punës, Haradinaj e kishte nisur qysh në 72 orëshin e parë të punës së tij.

Vetëm tri ditë pasi ishte shpallur kryeministër i Kosovës, kishte vizituar banorët e Hades dhe Shipitullës, ku kishte pretenduar se kishte zgjidhur problemin lidhur me shpronësimin e pronave nga këto dy fshatra dhe se eskalatorët e KEK-ut mund ta fillojnë punën.

“Kam besim të plotë se kjo marrëveshje mundëson që eskalatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike”, kishte deklaruar Haradinaj pas takimit.

Qeveria miraton vendimin për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë

Por pas dy muajsh Haradinajt e kishte kuptuar se nuk e kishte zgjidhur asnjëherë çështjen e shpronësimit. Me tonë të lartë i kishte quajtur matrapazë disa banorë të Shipitullës dhe Hades.

“Ekziston një network i matrapazëve, janë matrapazë disa që në këtë gjendje, situatën e zhvendosjes, krizën energjetike dhe urgjencën për me u zhvendosë po duanë më shfrytëzuar me plaçkitë në mënyrë të paskrupullt buxhetin e shtetit edhe me dëmtua në përgjithësi situatën energjetike”, kishte deklaruar Haradinaj.

Haradinaj i quan matrapazë banorët e Shipitullës

Luksi i Haradinajt dhe nevoja e tij për para

Qeveria Haradinaj ishte bërë lajm botërorë kur kishte marrë vendim për rritjen e pagës së kabinetit të tij. Haradinaj me anë të një vendim ia kishte ngritur vetes pagën për 100 për qind. Nga paga mujore prej 1500 euro kryeministri e kishte rritur pagën e tij në 2950 euro.

Kryeministri Haradinaj ia dyfishon pagën vetes

Para kësaj Haradinaj kishte vendosur t’i ndajë krye në vete 290 mijë euro për familjarët e të dënuarve në Rastin “Komunova” dhe i fali 60 milionë euro borxhe prodhuesve të ujit të cilët qe 18 vite mashtruan shtetin duke mos paguar asnjë cent për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave dhe shfrytëzim të inerteve.

Kryeministri e arsyetoi këtë vendim duke e treguar se atij “veç ju ka tekë”.

“Veç mu ka tekë me ja nisë prej qatyne, me bo ni shembull të mirë, janë prodhues të vendit, uji i Kosovës, punëtorët e Kosovës, për popull të Kosovës”, tha Haradinaj.

Lidhur me arsyetimin e ngritjes së pagës, Haradinaj dha disa arsyeje. Arsyeja e parë kishte qenë se është punë me përgjegjësi andaj i duhet edhe pagë më lartë. Më pas Haradinaj kishte dhënë një arsyetim tjetër. Thoshte se ngritja e pagës është bërë për shkak se i duhen para për të blerë këmisha e kravata.

“Nëse nuk do të merrja para nga qiraja, me rrogë 1 mijë e 200 euro do ta kisha të vështirë. S’mundem gjithqysh me dal. Obligohem një kravatë, një këmishë”, kishte thënë Haradinaj.

Arsyetimi i tij tjetër kishte qenë se nëse kryeministri ka një pagë sipas tij të vogël prej 1500 euro, ai ose vjedh ose mashtron.

“Unë e kam rrit rrogën time vetë, e kam rrit pagën e kolegëve të mi po iu them diçka ua keni besuar këtyre njerëzve 2 milionë euro me i menaxhuar është e pakuptim përgjegjësia politike e para, përgjegjësia edhe financiare e një kryeministër me pas rrogën 1300 euro, ose vjedh, ose është i pasinqertë i mashtron popullin e vet”, kishte thënë Haradinaj.

Haradinaj në një intervistë televizion ishte pyetur përse ia ka ngritur pagën vetes, ndërkaq sektorit të administratës publike po refuzon të bëjë një gjë të tillë. Ishte arsyetuar duke thënë se “unë i graha pak” e pastaj ia ngrita vetit pagën, e sipas tij edhe administrata publike do të duhej “me i grah pak”.

“Po hajde ta tregojnë punën unë se ngrita ditën e para i dhashë punës i shtina në detyrë me punua i graha pak, kam mbërri diku, dikush mundet me thanë se shpejt ke mbërri, po shpejt po hajde t’i grahim punës se ngritën krejt pagat”, kishte deklaruar Haradinaj.

Kryeministri e kishte mbajtur të plotfuqishëm vendimin për ngritje të pagës deri në fund të muajit të kaluar, kur vendosi ta pezullojë përkohësisht vendimin për rritjen e pagës.

Por vetëm pak kohë pasi Haradinaj kishte ndërmarrë njërin nga vendimet më të bujshme të tij, ai u bë përsëri lajmë kryesore në mediet vendore dhe ndërkombëtare për pushimet luksoze të tij.

Haradinaj kishte marrë rrugën drejt fshatit turistik të Zvicrës Sant Moritz, fshat ky njëri prej më të shtrenjtëve në botë. Për akomodimin e Haradinajt dhe familjes së tij ishte përkujdesur suita ‘Czar’ me një sipërfaqe prej 160 metra katror.

Haradinaj nuk kishte pranuar asnjëherë të tregojë se sa ka paguar për pushimet e tij dimërore në Sant Moritz, por që sipas çmimeve publike të hotelit, Haradinajt pushimet i kanë kushtuar mbi 80 mijë franga.

Haradinaj ishte deklaruar për pushimet e tij, teksa thoshte se ka ende para edhe për dy apo tri pushime të tjera, por që nuk po ka kohë.

“Pushimi, t’iu them të drejtën unë pare kam për pushim edhe për nja dy a tri, veç kohë s’po kam”, kishte thënë Haradinaj.

Pushimet luksoze të kryeministrit  në Sant Moritz, vendin më të shtrenjtë në botë

Një vendim tjetër të bujshëm kishte marrë Haradinaj, kur kishte vendosur krye në veti t’i jap 290 mijë euro grupit “Kumanova”. Haradinaj kishte marrë vendimin për t’i mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të këtij grupi të cilët gjatë 9 dhe 10 majit u përleshën në Kumanovë.

Ky vendin i tij u bë shkak që kryeministri të përplasët me vartësit e tij. Vet ai e kishte pranuar një gjë të tillë.

“E kom thirre ministrin e Drejtësisë, a pe bon një propozim diqysh, tha po kqyri me vet qysh shkon, edhe i mëshova vet prej zyrës së kryeministrit, shpejt e shpejt”, kishte deklaruar Haradinaj.

Qeveria Haradinaj po ashtu kishte bërë bujë me emërimin e madh të zëvendësministrave. Kjo qeveri tani emëron mbi 70 zëvendësministra ani pse Haradinaj kishte qenë kritik i zëshëm i qeverisë së kaluar për numrin e zëvendësministrave ani pse Qeveria Haradinaj në krahasim me Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa ka më shumë zëvendësministra.

“Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord të Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri. Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste”, thoshte Haradinaj në postimin e tij të bërë më 16 dhjetor, 2014.

Bëhen fiks 70 zëvendësministra, i fundit emërohet vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit

Gjuajtjet me armë dhe arsyetimi kanunur

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj në nëntor të vitit të kaluar ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, nga të gjitha aktakuzat që rëndonin mbi të si ish-ministër Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ky vendim i gjykatës ishte bërë shkas për një festë organizuar Limajt. Nën shoqërimin e këngëve folklorike zyrtarë të lartë të shteti shtinin me armë në hapësirë, pa e pasur idenë se ku mund të bien plumbat.

Zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, Endrit Shala, këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku shtinin me armë në shenjë feste të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Por Haradinaj kishte arsyetuar këtë veprim, teksa tregonte se edhe ai vet gjuan ndonjë herë me armë.

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’… ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan. Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri… Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur… Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj… Çka të bësh… nuk është mirë… është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë. Me Gashin nuk kam folur për këtë temë. Për mua nuk është kiamet kjo punë. Në ato fshatrat e tyre, nuk ke kë ta trembësh nëse gjuan me armë…”, kishte thënë Haradinaj.

Haradinaj për gjuajtjen me armë të zv/kryeministrit Gashi: S’është kiamet, gjuaj edhe unë

Vëmendja ishte kthyer përsëri tek Haradinaj kur dhëndëri i tij, Liridon Dervishi ishte emëruar në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Kryeministri kishte komentuar thënien se “mbreti i është ngritur në këmbë për dhëndrin”, Haradinaj ka thënë se në Gllogjan situata është më ndryshe.

“Haradinaj jemi ne, ndryshe është pak. Tek ne dhëndurët e qesin plehun”, kishte thënë Haradinaj.

Së fundi Haradinaj ka folur edhe për një rrezik që po përballet Kosova. Sipas tij gratë që i janë bashkuar ISIS-it e që mund të kenë fëmijë me komandantët e kësaj organizate.

“Problemi jonë janë gratë e ISIS-it, që kanë fëmije me jo kosovar. Nganjëherë ne nuk e dimë se me kënd i kanë ato këta fëmijë. Ata mund të jenë fëmijë të komandantëve të ISIS-it. Radikalët e OJQ-ve dhe imamët e vendit kanë krijuar propagandë sistematike për më shumë se një dekadë, dhe ndonjëherë duke i joshur të bëhen pjesëtar të këtyre grupeve duke i ofruar ndihma financiare për fëmijët e pa arsimuar”, ka thënë Haradinaj sot për mediet e huaja./Insajderi.com

Haradinaj: Gratë kosovare kanë bërë fëmijë me komandantët e ISIS-it