Vendet më të mira në Shqipëri për tu vizituar

Tirana, Berati, Gjirokastra, Riviera Shqiptare e Parku i Butrintit janë disa nga vendet që patjetër duhet t’i vizitoni në Shqipëri

Vendet më të mira në Shqipëri për tu vizituar

Bregu mahnitës, plazhe të mrekullueshme, ushqim i shkëlqyer dhe çmime të volitshme. Ndërsa gjithnjë po bëhet më e njohur për turistët, Shqipëria ende ka shumë vende për t’i zbuluar, shkruan ‘pastemagazine.com’.

Sigurisht se ka bregdete të mrekullueshme dhe atraksione historike, por arsyeja më e mirë për të ardhur në Shqipëri është të zbulosh një vend krejt të panjohur, të mbështjellë me mistere pas dekadave të izolimit, përcjell albinfo.ch.

Tirana: Harrojeni Londrën, Parisin ose Romën. Për një qytet të pasur me kulturë, histori dhe i pazbuluar, duhet të vizitoni Tiranën. Destinacioni kryesor është lagja ‘Blloku’ dhe në këtë zonë është ‘Cafe Colonial’ me një dizajn të mrekullueshëm, kurse mund të porositni kokteil sipas qejfit. Zemra e qytetit është Sheshi Skëndebrue me xhaminë e saj afër, me statujën e Skënderbeut dhe Sahat Kullën. Muzeu Historik Kombëtar është i stolisur me mozaikë të mrekullishëm për të mësuar më mirë historinë e vendit. Bunk’Art 2, një muze i hapur kohët e fundit kushtuar viktimave të komunizmit ndodhet në qendër të Tiranës.

Berati: Pak njerëz mund t’i rezistojnë bukurisë unike të qytetit të vjetër të Beratit, që është i mbrojtur nga UNESCO. Zemra e këtij qyteti të mrekullueshëm është Mangalem, me shtëpi tipike të bardhe me dritare të vogla që ngjiten deri në kështjellën e saj dhe duke fituar titullin ‘Qyteti i një mijë dritareve’, por ka edhe shumë xhami. Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por gjithashtu i vetmi vend evropian që gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi shumë hebrenj. Është gjithashtu tolerante ndaj feve tjera si ortodokse dhe katolike. Kjo është njëra nga arsyet që u përfshi në listën e UNESCO-s.

Gjirokastra: Gjithashtu një qytet i mbrojtur nga UNESCO. Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, dhe në bazë të emrit tregon për bashkimin e kulturave shqiptare, turke dhe greke. Por, Shqipëria nuk është një shtrirje e Greqisë apo Turqisë, ka identitetin e vet kombëtar, gjuhën shqipe, që është njëra nga gjuhët më të vjetra në Evropë. Gjirokastra është vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha, apo edhe shkrimtarit Ismail Kadare, i nominuar pesë herë për Çmimin Nobel për Letërsi.

Riviera shqiptare: Duke ecur përgjatë vijës bregdetare atëherë do të shihni peizazhe të mrekullueshme, me fshatra tradicionale, kisha ortodokse dhe shumë bukuri tjera. Riviera Shqiptare është një ndër plazhet më të paprekura në Evropë. Mund të eksploroni bregdetin e mrekullueshëm, aty ku takohen detet Adriatik dhe Jon. Udhëtimin filloni nga qyteti i Vlorës, duke u drejtuar drejt ishullit të Sazanit, apo Pakut Kombëtar. Dhërmia e Saranda ofrojnë tjera mrekulli.

Parku i Butrintit: Para se të largoheni nga Shqipëria, duhet të ndaleni për disa orë në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Është afër kufirit me Greqinë dhe më pak se një orë nga Saranda. Rrënojat e lashta të Butrintit tregojnë për një mjedis fantastik natyror dhe nga sërë periudhash, që përfshin 2500 vjet. Adhuruesit e vendeve historike do të mund të shohin një vend të mrekullueshëm, që tregon periudhën e pushtimit romak në Shqipëri.