Vendi i virgjër në Kosovë – kjo është njëra nga majet e Rugovës që po tërheq shumë turistë të huaj

Vendi i virgjër në Kosovë – kjo është njëra nga majet e Rugovës që po tërheq shumë turistë të huaj

Janë shumë të paktë ata që kanë dëgjuar për Majën e Hajlës e cila gjendet në Bjeshkët e Rugovës.

Prej 2403 metra lartësi, Maja e Hajlës është vizituar vetëm nga turistët e huaj derisa Gazeta Insajderi ka bërë një ekspeditë një ditore në këtë majë. Ky vend i virgjër i Kosovës, tashmë është bërë pikësynim edhe për turistët kosovarë.

Ecja është njëra prej atraksioneve që mund ta zhvilloni në Majën e Hajlës, përveç kësaj të gjithë ata që vizitojnë Hajlën do të njohin më shumë kulturën tradicionale shqiptare.

Për tu ngjit në këtë Majë rruga është e gjatë më shumë se tre orë. Në ndaljen e parë shumë vizitor mund të shërbehen me ushqimet tradicionale që ofron ky vend.

E nga kjo maje e Rugovës vizitorët mund të vazhdojnë në majat e ndryshme që lidhen pastaj me kufijtë e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Shumë turistë të huaj u mahnitën me pamjet që ofron kjo maje, dhe mbeti një nga vendet më tërheqës për ta vizituar.

Për më shumë detaje klikoni në videon e mëposhtme: