Vendimi i dyshimtë – Rezervat shtetërore rrezikohen për dhëndrin e Nait Hasanit

Regjisori Luan Kryeziu njëherësh edhe dhëndër i deputetit Nait Hasani, ka arritur ta ‘bind’ Qeverinë e Kosovës, për subvencionimin e këtij projekti i cili është prezantuar si bashkëprodhim në mes Kosovës dhe SHBA-së.

Vendimi i dyshimtë – Rezervat shtetërore rrezikohen për dhëndrin e Nait Hasanit

Regjisori që është shndërruar në figure komike duke përmendur që mbi pesë vite realizimin e një filmi për Adem Jasharin, por që asnjëherë nuk ka arritur ta bëjë, kthehet prapë në qendër të vëmendjes duke marr 180 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.

Marsin e vitit të kaluar regjisori Luan Kryeziu, bëri bujë nëpër mediat vendore me deklaratën e tij për filmin me Adem Jasharin. Ai pati deklaruar se aktori serb Rade Šerbedžija, ka kërkuar ta luajë rolin e Heroit Kombëtar por që Kryeziu nuk e ka pranuar. Këto deklarata u hodhën poshtë nga aktori Šerbedžija, i cili pati  thënë se ai asnjëherë nuk është ofruar për këtë rol dhe se Kryeziu ka gënjyer vetëm për të tërhequr vëmendjen kah projekti i tij.

Kësaj radhe regjisori i cili në krijimtarinë e tij e ka të suksesshëm vetëm filmin “Heroi”, përfitoi në mënyrë të kundërligjshme nga Qeveria e Kosovës, 180 mijë euro për realizimin e filmit “Lojë jete”, shkruan Insajderi.

Regjisori Luan Kryeziu njëherësh edhe dhëndër i deputetit Nait Hasani, ka arritur ta ‘bind’ Qeverinë e Kosovës, për subvencionimin e këtij projekti i cili është prezantuar si bashkëprodhim në mes Kosovës dhe SHBA-së.

Në mbledhjen e 13 shkurtit, kryeministri Ramush Haradinaj ia kërkoi zv.ministres së Kulturës Leonora Morina-Bunjakut prezantimin e kërkesës për subvencionim të këtij filmi. Morina-Bunjaku, dukej se nuk e kishte idenë për çka bëhet fjalë, duke qenë se nuk ishte në dijeni as për shumën e filmit.

Derisa zëvendës-ministrja nuk e dinte shumën, kryeministri ishte zënë nga kamerat duke diskutuar me pjesëtarët e stafit të tij, ndërsa pas pak ai edhe e kumtoi shumën.

“Në materialet që kemi para vetes, ‘Iliria Film’ ka parashtruar kërkesë në Ministrinë  e Kulturës. Bëhet fjalë për realizimin e filmit artistik ‘Lojë Jete’, koproduksion Kosovë- SHBA. Bazuar në kërkesën e lartcekur janë kërkuar mjete financiare në vlerë 180 mijë euro. Pra nga kategoria e shpenzimeve rezervë”, kishte thënë Haradinaj.

Ky propozim, u përkrah nga të gjithë anëtarët e kabinetit.

Subvencionimi i këtij filmi bie ndesh me Ligjin për Kinematografinë e Kosovës, sipas të cilit është Qendra Kinematografike e Kosovës ajo që i vlerëson projektet dhe vendos për subvencionimin e filmave me mjetet që ndahen nga shteti për këtë fushë, e jo Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Projekti filmik “Lojë jete”, me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu ka për temë gratë e dhunuara./ Insajderi.com