Drejtuesit e Fondit Vendlindja Thërret janë fituesit e tenderit për operatorin e 3-të të telefonisë mobile në Kosovë. Këtë vendim në heshtje ia ka konfirmuar Kukunews-it, Qeveria e Kosovës, sipas të cilëve, ky tender bënë thirrje për më shumë treg të lirë në Kosovë.
Edhe Vendlindja Thërret kanë heshtur rreth këtij lajmi por Kukunews merr vesh se ky operator i ri do të quhet “EkoThirrja” dhe do të jetë një prej operatorëve më të sofistikuar në Evropë.
Kukunews ka siguruar një dokument në të cilin tregohet se cilat risi do t’i sjellë ky operator.
“Operatori EkoThirrja do të jetë telefoni mobile dhe satelitore në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë përdoruesit e kësaj telefonie mobile do të kenë mundësi që të flasin mes vete pa para me valë satelitore por nëse duan të shpenzojnë atëherë do të duhet të paguajnë me marka”, thuhet në këtë raport ekskluziv.
Tutje thuhet se ky operator mobil do të ofroj edhe diçka që të gjithë në Kosovë dëshirojnë: këta numra nuk do të përgjohen.
“Vendlindja Thërret ka arritur marrëveshje me Policinë e Kosovës dhe të gjitha organet e tjera gjegjëse që hë për hë asnjë nga numrat tanë nuk do të përgjohen as nga FBI as CIA e as nga askush”, thuhet në këtë raport.
Numrat do të kushtojnë nga 4 marka deri në 7 marka të gjermanit.